Trageti ‘Adria Ferries’ ngec në ujërat ndërkombëtare

Trageti Adria Ferries që është nisur mbrëmjen e djeshme nga Ankona me destinacion Portin e Durrësit, pritet të mbërrijnë në Durrës gjatë paradites së nesërme. Burime nga Kapiteneria e Portit bëjnë të ditur se aktualisht trageti ndodhet në ujërat ndërkombëtare dhe mbërritja e tij në Durrës nuk mund të ndodhë para orës 11:00 të ditës se dielë.
Trageti në fjalë ka pësuar defekt në njërin nga motorët dhe për këtë arsye po lundron me shpejtësi të ulët.
Ekuipazhi i tragetit ka marrë masa për furnizimin e pasagjerëve me ujë dhe ushqime.

Artikulli paraprakAskush në Venezuelë nuk e di çfarë po ndodh
Artikulli tjetërRriten masat e sigurisë për pushuesit në Shëngjinit