Rriten masat e sigurisë për pushuesit në Shëngjinit

Rriten masat e sigurisë për pushuesit në plazhin e Shëngjinit. Ngjarjet e rënda të kohëve të fundit që kanë rezultuar fatale për jetën e pushuesve, kanë bërë që të vendosen kullat e vrojtimit, po ende ato nuk janë të mjaftueshme.
Në Shëngjin, janë vendosur edhe vrojtuesit, por ka edhe zona që nuk mbulohen. Përgjegjësi i Zyrës së Turizmit në Shëngjin, Gjovalin Maklaj thotë se po punohet për shtimin e kullave të vrojtimit dhe plotësimin e tyre me të gjitha elementët e nevojshëm për t’i bërë funksionale. “Gjatë këtyre ditëve kemi vendosur 5 kulla vrojtimi në zonën e Shëngjinit dhe 2 në Ranën e hedhun”, tha Gjovalin Maklaj.
Rritja e sigurise për pushuesit e vendosur në bregdetin e Tales dhe Shëngjinit mbetet një sfidë për Bashkinë Lezhë, ndërsa po bashkëpunohet ngushtë edhe me operatorët privatë për të përmbushur këtë detyrim ligjor.

Artikulli paraprakTrageti ‘Adria Ferries’ ngec në ujërat ndërkombëtare
Artikulli tjetërZjarr i madh në Krujë, rrezikohen disa banesa në lagjen Meçe