Ligji i ndryshuar për radiotelevizion ka bërë që ky institucion të degradojë deri në atë pika sa në krye të tij të vendoset ish-Kryeredaktori i “ZP”. RTSH është kthyer 26 vite pas, kur partia dërgonte emisarët e vet për propagandë në këtë institucion. RTSH nuk ka qenë ndonjëherë i pavarur, por standardi i vendosur dje është ai i partisë-shtet, i kontrollit të të gjitha mediave.
Ish-Kryeministri Berisha e ka denoncuar këtë emërim. “Gëllçi i zi, anëtar i bandës së punëve të pista të Olsi Ramës në Boston, ish kryredaktor i famëzezës “Zëri i Popullit”, vendoset në krye të RTSH!
“Sot, pas ndryshimit të ligjit për RTSH, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama vendosi në krye të RTSH Gëllçin e zi, anëtar aktiv i bandës se punëve të pista të Olsi Ramës në Boston, ish kryeredaktor i famëzezes “Zëri i Popullit” në kohën e PPSH.
Gëllçi i zi u emerua aty vetëm e vetëm që të shndërrojë RTSH në një megafon të shpifjes, trillimit dhe urrejtjes kombëtare të Edi dhe Olsi Ramës, padrinove të krimit dhe trafiqeve në Shqipëri!” shkruan Berisha në facebook.