Rama, presion Kushtetueses për mandatin e Kokëdhimës

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar presionin banditesk që Rama po ushtron ndaj Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Kokëdhimën nga heqja e mandatit të deputetit.
“Burime pranë Edi Ramës bëjnë me dije se e tërë Kryeministria, me në krye Edvin Kokëdhimën është përqendruar me të gjitha mjetet e joshjet e shumta, por edhe kërcënimet më të egra direkte personale të Edvin Ramës ndaj gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e hajdutit të shtetit, sivlla Kokëdhimës.
Gjykatësve ju është bërë lista e të gjithë njerëzve të punësuar nga kushërirë Koleka dhe thërriten një nga një nga bosët e tyre duke u thënë ‘vendimin ose vendin e punës’. Sekretari i Përgjithshëm i mafies qeveritare, Agaçi, po rrëmon në dosje pronësie dhe dosje të tjera dhe vrapon për të korruptuar gjyqtarë.
Situata në Gjykatën Kushtetuese nuk ka qenë kurrë e tillë. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim stalinist të Edvin Kristaq Ramës ndaj gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese kërkoj ndalimin e menjëhershëm të këtij presioni kriminal mbi gjykatën që është dhe garante e Kushtetutës së vendit”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Artikulli paraprakDegradimi i Radiotelevizionit, Kryeredaktori i ZP bëhet Drejtor
Artikulli tjetërKush është mafiozi që armatosi Serbët në luftën e Kosovës?