Zjarret, Mimi kthehet nga plazhi dhe kupton se vendi po digjet

Situata dramatike me zjarret ka detyruar Ministrinë e Mbrojtjes që të dalë sot para medias e t’i kërkojë qytetarëve shqiptarë të mobilizohen, krahas forcave të specializuara, për ta përballuar këtë situatë. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kërkoi “ndërgjegjësim”, ndërgjegjësim nga popullata.
“Situata e rëndë është në të gjithë Evropën, tha Kodheli. Kushtet klimaterike, nxehtësia e quajtur Lucifer, është në gjithë Evropën, si në Francë, Spanjë, Greqi etj., që vazhdojnë të kenë probleme me zjarrin.
I bëj thirrje gjithë qytetarëve të Shqipërisë që të mobilizohen për ta përballuar këtë situatë.
Po ashtu, dhe të mos e krijojnë këtë situatë. Ministrisë së Mbrojtjes i ka kushtuar mbi 80 milionë lekë, përballimi i kësaj situate, para këto të taksapaguesve shqiptarë.
Të ndihmojmë, duke mbrojtur çdo pemë, shkurre, duke mos flakur asnjë bisht cigareje nga makina.
Dua të falenderoj në përfundim të gjithë ata njerëz, ata banorë në zonat e zjarrit, që kanë mirëpritur ushtarakët në shtëpitë e tyre si bijtë e tyre, duke iu afruar qoftë edhe një gotë ujë”.

Artikulli paraprakAtentati në Tiranë; pse nuk u hakmorre për djalin e dajës që të vranë
Artikulli tjetërTë korruptuar të të gjithë botës bashkohuni!