“Jam i lumtur që do të qëndroj këtu”. Gënjeshtër? Jo, por Pierre Aubameyang nuk e konsideron akoma të mbyllur merkaton. Dhe përtej këtyre deklaratave të dhëna para disa ditësh në Gjermani, sulmuesi gabonez vazhdon të refuzojë rinovimin me Borussia Dortmund. E ka bërë plot tri herë një gjë të tillë, pavarësisht se klubi i ka ofruar shifra të rëndësishme. Auba po merr kohë, sepse shpreson akoma te një telefonatë nga Milan që po merr në konsideratë disa zgjidhje për sulmin, me Pierre gjithmonë në mendjen e drejtorit sportiv Mirabelli.
Kështu, kontaktet vazhdojnë, edhe pse janë të vetëdijshme se bëhet fjalë për një operacion të rëndësishëm: të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij dhe një rrogë 8 milionë euro në vit për 5 sezone. Për këtë arsye Kaliniç mbetet në “pole position”. Por problemi i vërtetë, i dalë këto ditë, është qëllimi i Barcelona për të marrë Ousmane Dembele nga Dortmund. Në fakt, klubi gjerman nuk mund të lejojë që të humbasë dy yje njëkohësisht. Gjithsesi, Aubameyang vazhdon të shpresojë te Milan.