Chelsea është gati të përballet edhe një herë me Manchester United në tregun e futbollistëve me synimin për të marrë Serge Aurier nga Paris Saint-Germain. Antonio Conte nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të forcuar kampionët e Anglisë me tre apo katër futbollistë të tjerë dhe prioritet kanë mbrojtësit anësorë, duke qenë se Marcos Alonso dhe Victor Moses nuk do të luajnë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Burnley. Bakayoko, Alvaro Morata dhe Antonio Rudiger kanë qenë blerjet e Chelsea gjatë merkatos së verës. Tani, trajneri Conte ka nevojë për anësorë…Kyle Walker, Danilo dhe Benjamin Mendy ishin mes futbollistëve të kërkuar nga Conte, por që të tre kanë firmosur për Manchester City, teksa shpresa e vetme e londinezëve ka ngelur Alex Sandro i Juventus. Aurier është mbrojtësi i djathtë që do t’i bënte punë trajnerit italian, teksa PSG ka filluar të mendojë për shitjen e disa lojtarëve, pasi bleu Neymar për 222 milionë euro. Aurier kushton rreth 30 milionë euro.
Kryesore
Continue to the categoryKoalicioni Euroatlantik letër KQZ: Merrni masa të na vini në dispozicion...
Koalicioni Euroatlantik i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i vërë në dispozicion materialet filmike të procesit të numërimit...