Goleadori Rooney ndal Cytin

Barazim emocionues në “Etihat Stadium” mes Manchester Cityt dhe Evertonit, me skuadrën nga Liverpuli që nuk arriti të mbronte golin e shënuar nga Wayne Rooney në pjesën e parë. Edhe pse me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të lojës, skuadra e Pep Guardiolës dominoi në lojë duke shmangur humbjen falë golit të Stërling 8 minuta para përfundimit të sfidës.
Citizenz e kërkuan me ngulm golin, por ishin të pafat teksa në minutën e 34-rt, David Silva u ndal nga shtylla. Vetëm një minut më pas Wayne Rooney befasoi portierin Ederson me një goditje të shpejtë brenda zonës, me topin që u ndal në rrjetë. Për Rooney ishte goli i dytë sezonal me Evertonin dhe i 200 në Premier League. Vetëm Alain Shearer ka shënuar me shumë se 32-vjeçari në kampionatin anglez.
Ndëshkimi i Walker me kartonin e dytë të verdhë u duk se i dha goditjen përfundimtare Cityt, por vendasit të mbështetur edhe nga tifozët arritën të dominonin në fraksionin e dytë, derisa në minutën 82 Raheem Sterling goditi fluturimthi duke ia prishur festën skuadrës nga Liverpuli.
Në minutën e 88-të u barazuan forcat në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të Shniederlin, megjithatë rezultati nuk ndryshoi me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë pas një 90 minutëshi intensiv dhe ploit emocione.
Manchester City nuk tërhiqet nga gara për të firmosur me Alexis Sanchez. Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit e ka cilësuar si të pashitshëm sulmuesi kilian, duke e hequr nga merkato edhe pse Sanchez është në skadencë kontrate me Topçinjtë e Londrës, pasi marrëveshja aktuale i përfundon në verën e vitit 2018-të. Për 28-vjeçarin amerikano-jugor Pep Guardiola ka gati një ofertë prej 70 milionë eurosh.

Artikulli paraprakInteri synon një goditje të madhe
Artikulli tjetërKërcënohet Mbappe