Takimi i Amsterdamit dhe qesharaku Campbell

Alastair Campbell, ish-këshilltari për propagandën i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, organizoi pak javë më parë një takim mes miqsh në Amsterdam, ku mori pjesë Tony Blair, kryeministri Rama dhe Devis McShane, ish-ministri tashmë i diskredituar britanik.
Nga ky takim duket se papritmas u frymëzuan për t’i thurur lavde Kryeministrit Rama, në disa media evropiane.
Megjithatë, duket se Campbell, i cili është i gatshëm ta shesë dinjitetin ndaj kujtdo që i paguan pushimet, ka plot kohë për të lavdëruar edhe perënditë më të vogla të panteonit socialist shqiptar.
Muajin e kaluar, në një takim me të rinjtë e FRESSh në Jalë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh:
“Pasi nuk ishte në Tiranë për 10 muaj, këshilltari i Tony Blair [Alastair Campbell] tha: ‘Se kam parë kurrë në botë një shpejtësi të tillë [në ndërtim] dhe një ambient që është i mbushur me aq shumë jetë. Sheshi “Trafalgar” apo sheshet kryesore në Londër kurrë, kurrë, kurrë nuk e kanë këtë”!
Përtej mundësisë që kjo bisedë mund të jetë thjesht fryt i imagjinatës së Veliajt, a beson ai vërtetë se sheshi i famshëm “Trafalgar”, ku kalojnë çdo ditë dhjetëra mijëra qytetarë e turistë-mund të krahasohet me djerrinën prej betoni në mes të Tiranës, ku “shatërvanët” hedhin ujë të pafiltruar mbi pllakat “nga e gjithë Shqipëria” që i ka çngjyrosur që tani ato dhe po krijon me shpejtësi shtresa gri dhe kafe minerali që zakonisht gjenden vetëm në tualetet publike?
A nuk i ka shkuar në mendje shokut të vërtetë apo imagjinar të Veliajt se, “shpejtësia” me të cilën u ndërtua Sheshi “Skënderbej” është thjesht rezultat i korrupsionit të madh që shoqëroi procedurat e prokurimit publik, shtesave në minutën e fundit dhe mungesës së një projekti të vërtetë arkitektonik?
Po drita ka në “Trafalgar Square”, “Alastair Campbell”? Besoj se po!

Artikulli paraprakShqipëria e treta në Europë për rritjen e çmimeve në korrik
Artikulli tjetërParlamenti holandez nis diskutimin për heqjen e vizave për shqiptarët