Kakavijë, qindra automjete në radhë

Radhë të gjata automjetesh janë regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës me Greqinë. Qindra automjete kanë pritur për më shumë se 4 orë për të hyrë në territorin grek. Shkak është bërë shtimi i kthimit të emigrantëve, ndërsa pala greke punonte vetëm me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.
Të dhënat zyrtare të Policisë Kufitare bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit, 2474 shtetas shqiptarë kanë hyrë për në Greqi. Përballë fluksit, pala greke ka shtuar sportelet pas ndërhyrjes së palës shqiptare.

Artikulli paraprakItali, shqiptari gjendet i vrarë me një plumb në kokë
Artikulli tjetërVrau në Vlorë, arrestohet pas 17 vitesh në Greqi