Hënes: Nuk ka futbollist që vlen 100 milionë euro

Shifrat e çmendura të transferimeve të kësaj vere, janë jashtë çdo logjike dhe nuk mund të prekin merkaton e Bayernit të Mynihut. Ky është qendrimi i presidentit të bavarezëve, Uli Hënes, i cili thekson se klubi që ai drejton nuk mund të bjerë në grackën e merkatos, edhe pse i ka paratë për të blerë lojtarët më të mirë në qarkullim. “Jemi në një pikë ku duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Nuk ekziston asnjë klub në botë që të ketë më shumë para sesa ne për të investuar, por, për të qenë i sinqertë, mendoj se asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro. Ka ardhur momenti për të thënë mjaft!”, tha Hënes.
PSG shpenzoi 222 milionë për Neymar, Barcelona 145 milionë për Dembele, ndërsa për Bayernin blerje më e shtrejtë e verës ishte francezi Tolliso, që kushtoi 41.5 milionë, ndërsa për huazimin e James Rodriguezin kampionët e Bundesligës shpensuan 13 milionë euro, plus 42 milionë që do t’i paguhen Realit për blerjen përfundimtare të kolumbianit.
Hënes komentoi edhe zërat për blerjen e mundshme të Julian Draxler nga PSG. “Nëse do të ishim të vendosur për blerjen e Draxler, pyetja e radhës, sikurse ndodhi në rastin e Jamesit, do të jetë: çfarë do të bëhet me Tomas Muller?”, tha ai.
Situata e sulmuesit gjerman është kthyer në çështje te Bayerni, pasi 27-vjeçari nuk është i kënaqur me statusin e futbollistit rezervë. Edhe në takimin e fundit ndaj Verder Bremenit, u aktivizua vetëm në pjesën e dytë në vend të Riberit (73′).

Artikulli paraprakTërhiqet Kutinjo!
Artikulli tjetërDiego Costas drejt Atletico Madrid