Shqiptari kapet me 15 kg heroinë në Itali

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij i janë gjetur 15 kilogramë heroinë, e cila në treg kap vlerën e 500 mijë eurove. 43-vjeçari me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, nuk është një emër i panjohur për policinë italiane.
Karabinierët kanë qenë duke bërë një kontroll të rastësishëm dhe kanë ndaluar shqiptarin, por në makinën e tij u gjetën disa doza heroinë, të cilën ai do ta shiste. Ai është shoqëruar në kazermë dhe gjatë marrjes në pyetje ka gënjyer për banesën e tij. Më pas policia ka nisur hetimet dhe kur ka mbërritur në vilën e tij në Lazzate ka zbuluar në dhomën e gjumit një qese plastike që përmban 200 gramë marijuanë, ndërsa në brendësi të një frigoriferi në bodrum 15 kilogramë heroinë. Sipas mediave italiane vlera e drogës së sekuestruar kap shifrën e 500 mijë eurove.

Artikulli paraprakDurrës, pronari i varkave u vjedh lekët dhe celularët pushuesve
Artikulli tjetërTrafikanti i drogës, terror në Krujë, policia nuk e arreston