Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos detyrim për emigrantët

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian deklaroi se shtetet anëtare mund të detyrohen t’i pranojnë azilkërkuesit në vendet e tyre.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë hodhi poshtë pretendimet e Hungarisë dhe Sllovakisë për të qëndruar jashtë planit që Bashkimi Evropian filloi të zbatojë dy vjet më parë.
Plani për risistemimin e refugjatëve u miratua nga Këshilli Evropian megjithë kundërshtimin e disa vendeve të Evropës Lindore.
Sistemi synon sistemimin e 160 mijë refugjatëve që kanë arritur në Greqi dhe Itali, për të lehtësuar barrën e këtyre vendeve. Deri tani janë risistemuar vetëm 24,000 njerëz.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë deklaroi dje se Këshilli nuk kishte arsye ta miratonte planin njëzëri dhe se ishte e drejta e tij të reagonte “në mënyrë efektive dhe të shpejtë në një situatë emergjence”.
Hungaria dhe Polonia kanë refuzuar të pranojnë refugjatë, ndërsa Sllovakia ka pranuar vetëm një pjesë.

Artikulli paraprakPutin kërkon bisedime me Korenë e Veriut
Artikulli tjetërGjermania me të gjitha bateritë kundër afrimit të Turqisë në BE