I biri i ministrit të diktaturës drejtor për Fondet e BE!

I biri i ministrit të diktaturës do të jetë përgjegjës për Fondet e Ballkanit Perëndimor të BE të dhëna për Shqipërinë. Ky është emërimi i fundit i klikës puniste dhe një tallje me vetë Bashkimin Europian për atë që përfaqëson ky pinjoll i diktaturës.
Pas përzgjedhjes së Gramoz Ruçit për kreun e Parlamentit dhe emërimit ministra të fëmijëve të kupolës së diktaturës komuniste Bushati, Gegëprifti, Klosi etj., Rama bën “rilindjen” e radhës të Byrosë Politike të KQ të PPSH. Djali i ish-ministrit të Mbrojtjes së diktaturës Prokop Murra, Gjergji Murra emërohet drejtor i Fondit të Ballkanit Perëndimor me qendër në Tiranë. Lajmin e bëri publik ish-Kryeministri Berisha në një postim në profilin e tij në Facebook.
Ja statusi i plotë i Berishës:
“Një neobllokmen tjetër lartësohet në detyrë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb
I nderuar Dr. Berisha. Ka tre vjet që gërthasin në media, filloi Fondi i Ballkanit Perëndimor me qendër në Tiranë, ndërkohë që vetëm sot u deklarua fillimi i punës në ministerialin e Bledit. Drejtor i kësaj zyre në Tiranë një pinjoll i regjimit komunist, Gjergj Murra. Për Edvin Kristaq Ramën kriter themelor është origjina nga blloku i baballarëve të tij”.

Artikulli paraprakRomeo Kara paditet sërish për shpifje nga Shkëlzen Berisha
Artikulli tjetër“Le Figaro”, Parisi i detyruar të kërkojë rivendosje vizash me Shqipërinë