CDU mbështetje projektit të PD për votën e lirë

Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer dëshmojnë mbështetjen për Partinë Demokratike dhe aksionin e saj opozitar.
Një këshilltar i lartë i grupit parlamentar CDU-CSU, në Bundestag, pati dje një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e PD përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të CDU në çdo drejtim dhe tha se PD do të angazhohet për ta thelluar bashkëpunimin në çdo drejtim.
Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjësimin e shitblerjes së votës dhe dhënies fund njëherë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.
Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në veçanti me CDU.

Artikulli paraprakBerisha refuzon drejtimin e hapjes së Parlamentit
Artikulli tjetërFaqja e pare