Lefteria mbledh KQZ për “RD”

Lefteria vijon të kërkojë “spiunët” brenda KQZ që kanë zbardhur formularin e trafikantit të drogës, Elvis Roshi. Në mbledhjen e djeshme për një kohë të gjatë është debatuar se si është e mundur që formulari ka dalë në media. Ka pasur një debat mes anëtarëve të KQZ-së, të cilët i janë drejtuar Lefterisë duke i thënë se transparenca në këtë proces është një detyrim ligjor. Anëtarë të Komisionit kanë kërkuar që të botohen online formularët e të gjithë politikanëve edhe administratës për të bërë transparencë të plotë në këtë proces. Ky propozim është kundërshtuar nga Lefteria, e cila ka këmbëngulur se nuk e përballon sistemi.
Deri tani KQZ nuk ka publikuar asnjë formular, ndërsa ndryshimet janë se individë me precedentë kriminalë po drejtohen në zyrat e KQZ për të ndryshuar të dhënat që kanë paraqitur në formular. “RD”, e cila disponon të dhëna të plotë mbi formularët do të ndjekë hap pas hapi këtë proces dhe nëse kryetarja e KQZ do të vazhdojë të bëjë kamikazen e trafikantëve të prostitutave dhe të drogës, atëherë do të përballet me presionin e ligjit.
Prej dy ditësh nuk ndalen mbledhjet e Lefterisë, e cila është e shqetësuar për daljen e formularit të Roshit, i cili prej ditësh së djeshme është nën hetim nga Prokuroria.

Artikulli paraprakVeliaj, kryebashkiaku më ordiner që Tirana ka patur ndonjëherë
Artikulli tjetërProkuroria nis hetimin, Roshi humbet mandatin, rrezikon burgun