West Ham fitoi tri pikë të vyera ndaj Hudersfieldit, duke e mposhtur 2-0 falë golave Obiang dhe Ayew në pjesën e dytë. Në fakt dominimi i vendasve u pa qartë edhe gjatë 45 minutave të para, por traversë i mohoi golin Chicharito Hernandezit 13′. Fati nuk mund të ishte gjithmonë kundër West Hamin, që realizoi golin e parë në minutën e 72-të me autor Obiang, i ndihmuar edhe nga devijimi i topit.
Vetëm 5 minuta më vonë, pas një këndoreje në favor të skuadrës së drejtuar nga kroati Bilic, ganezi Ayew i hedhur në fushë në vend të Chicharitos, shënoi golin e sigurisë. Përpjekjet e Hudersfieldit për të ndryshuar fatin e takimit nuk patën efekt, me West Hamin që i gëzohet fitores së parë sezonale.