Shkodër, policia përplaset me 4 familjet Xhabije për banesat

Katër familjet Xhabije të Shkodrës u përplasën me inspektorët e Përmbarimit dhe me policinë gjatë ekzekutimit të vendimit për kthimin e pronës tek pronari. Gratë e familjes Xhabija u shoqëruan në polici dhe më pas u lanë të lira. Me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave shtëpinë e merr familja Muzhani, kurse familja Xhabija duhet ta lërë të lirë atë. Përmbaruesit të mbështetur edhe nga policia e Shkodrës kanë ndërhyrë në banesë me anë të forcës duke kryer edhe ekzekutimin e vendimit.
Prona i është kthyer familjes Muzhani, e cila ka vendosur t’ia japë një firme ndërtimi për pallat. Nuk mungoi situata e tensionuar dhe familja Xhabija u përplas me policinë, ku njëra nga vajzat u shoqërua në komisariat për kundërshtim të forcave të rendit. Vendim të ligjshëm e quajnë anëtarët e familjes Xhabija pasi thonë se janë në proces gjyqësor. Më pas, Përmbaruesit të mbështetur edhe nga policia e Shkodrës kanë ndërhyrë në banesë me anë të forcës. Pas verifikimit ata u kanë lënë afat 3 ditë për të lënë shtëpinë.

Artikulli paraprakKërcënohet shoferi: “Zbriti mësuesit nga autobusi”
Artikulli tjetërDëshmia kundër bandës së Shullazit, 10 vetë në mbrojtje policore