Grabiten dy biznese në qytetin e Sarandës

Dy biznese kanë rënë pre e grabitjeve në qytetin e Sarandës mbrëmjen e të martës. Në njërin prej bizneseve në pronësi të 69-vjeçarit K.P., është grabitur një televizor, ndërsa në biznesin tjetër po në lagjen nr.4 të Sarandës është grabitur një sasi lekësh.
Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje, lokali në pronësi të shtetasit K.P., 69 vjeç, banues në Sarandë, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit H.A., 51 vjeç, banues në Sarandë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Po ashtu, një banesë në Ksamil ka rënë pre e maskave, ku persona të panjohur i kanë vjedhur një personi një sasi të konsiderueshme parash. Policia thotë se, “mbrëmjen e të dielës rreth orës 22:35, në Ksamil shtetasi Sh.M., ka telefonuar policinë se i është vjedhur banesa. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Sh.M., janë vjedhur një sasi vlerash monetare prej 3.5 milionë lekë të reja, 3000 euro, si dhe disa bizhuteri të ndryshme”.

Artikulli paraprakDëshmia kundër bandës së Shullazit, 10 vetë në mbrojtje policore
Artikulli tjetërAeroporti i Rinasit, ndër më të pasigurtët në rajon