Kreu i PD-së, Lulzim Basha u pyet sot nga mediat lidhur me kritikat e një dite më parë të ish kryeministrit Berisha. Ai tha se të gjitha çështjet do të diskutohen me transparencë. “Në qoftë se tallet me gjakun e shqiptarëve, të dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë. Rama I’u ka marrë shqiptarëve 1.5 miliardë dollarë, para që janë vjedhur. Ta nisë duke u kthyer këtë gjak shqiptarëve. Mendoj se për shqiptarët çdo ditë që kalon bëhet më e qartë. Gjërat do shkojnë keq e më keq që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë. Pas kësaj fasade do vazhdojë vjedhja e shqiptarëve, pirja e gjakut, papunësia. Detyra kryesore e PD është të mobilizojmë të gjithë forcat tona brenda dhe jashtë sallës”, tha Basha.
Po kritikat e ish kryetarit?
Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë çështje që na takojnë ne si PD, i diskutojmë me transparencë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet.
Ku asgjë nuk ka ndryshuar. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e përdorur pirjen e gjakut si metaforë.
Si do e largoni Ramën kur në seancën e parë rrodhën dy vota?
Ky është mesazhi që kam sot për ju. Kur të organizojmë konferencë do tu përgjigjem. PD nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara. Kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, të vërtetë dhe që i shkon përshtat interesave të qytetarëve, jo të miave personale.
Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS-së me një falënderim për kreyn e Kuvendit Gramoz Ruçi për punën e mirë që bëri në nisje të punës së parlamentit.
“Falënderoj Gramozin që realisht që na ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull dhe se aty mund të flitet për njerëzit dhe jo për njeri-tjetrin. Dua të nënvizoj një detaj që është shumë i rëndësishme për fat të keq, ndërkohë që nuk duhet të ekzistonte që fillimi për herë të parë, mesa pyeta edhe disa kolegë, në historinë e kuvendit, nisja e seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojnë për 4 vjet”-tha Rama.
Sipas Ramës, “pavarësisht reagimit të PD-së ndaj qasjes sonë, ajo nuk ndryshon, ne nuk shkojmë aty për avazin e vjetër”.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Edi Rama tha se qeveria gjate një viti politik do mblidhet nga një herë në çdo qark të vendit. Ai tha ndër të tjera se çdo ministër duhet të qëndrojë 1 herë në një muaj në një qark për të qene afër qytetarëve.
“Qeveria gjatë një viti politik do mblidhet nga një herë në çdo qark. Jo për mbledhje simbolike, por për t’u spostuar në cdo qark për të punuar atje. Çdo ministër duhet të qëndrojë 1 herë në një muaj në një qark. Do zbatojmë kontratën me qytetaret”- tha Rama.
Ndër të tjera ai u shpreh se pavarësisht reagimit të PD do vazhdojnë të respektojnë seancat në Kuvend.
“Do respektojmë cdo seancë. Ju falënderojmë për këtë kontribut unë dua të nënvizoj se pavarësisht reagimit të PD ndaj qasjes tonë. Qasja jonë nuk ndryshon dhe ne nuk do shkojmë në atë sallë për avazin e vjetër, por për të respektuar rendin e ditës dhe për ta mbajtur të shtrirë dorën e opozite. Në mbledhjen e ardhshme të grupit do nënshkruajmë marrëveshjen mirëkuptimit mes anëtareve të kabinetit dhe ministrit. Marrëveshja përmban gjithçka na duhet për të pasur një fuqi komunikuese me publikun.
Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij sot para grupit parlamentar të PS-së, teksa janë zgjedhur krerët e rinj të komisioneve u është drejtuar me një kërkesë detyruese për dhurim gjaku.
“Ju drejtohem si prind dhe ju mund të më kuptoni shumë mirë për të organizuar seancë dhurimi gjaku. Në momentin kur ka sensibilizim, ka edhe më shumë dhurim. I kam kërkuar kryetarit të grupit që të organizojë një seancë të dhurimit të gjakut deputetëve, ju bën mirë, bën mirë edhe nga pikëpamja e imazhit, por edhe balancon idenë se në nuk pimë vetëm gjak, por krijon idenë se ne edhe japim gjak. Do e bëjmë në kryeministri dhe në fund duke parë sa gjak mungon do i marrim cdo ministri për të plotësuar angazhimin e qeverisë”, tha Rama.