Vendet e Europës Jugore (por jo vetëm) në të ardhmen mund të mbështeten në Mekanizmin e Stabilitetit Evropian (ESM) “jo vetëm në rast të falimentimit, por edhe në përmirësimin e kushteve ekonomike në kohë krizash dhe fatkeqësish natyrore”. Ky është skenari në të cilin punonte ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, sipas “Bild”.
Në këmbim, megjithatë, vetë ESM duhet të përfitojë “ndikim më të madh në buxhetet e vendeve të Eurozonës”.
Deri në pikën që nuk shprehet në mënyrë eksplicite në këtë rast, por e hipotezuar më parë, nga Bundesbank dhe ministri gjerman i Financave, për të zëvendësuar Komisionin Europian, e konsideruar shumë politike, në auditimin e llogarive publike dhe në dhënien e sanksioneve, nga Fondi që shpëton shtetet europiane (ESM), pasues i EFSF.
Plani, i cili mund të materializohet pas zgjedhjeve gjermane të 24 shtatorit, do të krijohet për të përmbushur edhe kërkesat e presidentit francez, Emmanuel Macron, shkruan ende “Bild”. Tabloidi gjerman raporton në një ton alarmant se në këtë mënyrë “Gjermania, nëpërmjet derës së shërbimit, do të mbante në dispozicion paratë e taksapaguesve për të mbështetur një rritje më të madhe të Italisë, Francës dhe të tjerëve”. Dhe ai shton se, “është e paqartë se kur shteteve u kërkohet të kthejnë këto para”. Konsideratat e fundit po ndikojnë në klimën zgjedhore të vendit që shkon në votim më 24 shtator, por Schauble në të vërtetë po mendon të japë më shumë pushtet ndaj ESDP-së në kurriz të Komisionit Evropian, të konsideruar tepër të dobët dhe të përgjegjshëm ndaj kërkesave të vendeve mëmë. Pra, propozimi është shumë më kompleks se sa duket në shikim të parë.
Mekanizmi Europian i Stabilitetit përmban 80 miliardë euro, nga të cilat shumica e tyre është e dhënë nga gjermanët (22 miliardë). Nëpërmjet një ESM më me ndikim në politikën financiare dhe fiskale, Gjermania do të kishte në fakt, në kthim, më shumë zë tek të tjerët, edhe si aksioneri kryesor, por edhe se në krye të Fondit është një gjerman, Klaus Regling.
Sipas Komisionit, megjithatë, Mekanizmi i Stabilitetit Europian, është vetëm një “mjet qendror për menaxhimin e mundshëm të krizës në zonën e euros”, nuk është kujdestari i llogarive të shteteve anëtare, edhe nëse do të mundte përfundimisht të bëhet “e ardhmja e mbështetjes së përbashkët të një unioni bankar”. Nuk është e lehtë nëse mendoni se bashkimi bankar ende nuk ka një sistem të përbashkët të garantimit të depozitave, sepse nuk ka besim në shtetet partnere, analizon e përditshmja italiane “Il Sole”.
Evolucioni i ESDP-së mund të lehtësojë forcimin e “qeverisjes ekonomike” dhe integrimin e politikave buxhetore. Nuk është rastësi që Presidenti francez, Emmanuel Macron tregon një buxhet të eurozonës dhe një ministër të përbashkët financiar. Pikëpamja gjermane e kësaj perspektive është respektimi i rregullave buxhetore, sigurisht jo heqja nga kuadri të masave shtrënguese dhe bilanceve të garantuara nga Pakti i Stabilitetit dhe Pakti Fiskal.