Olimpiadat 2024 dhe 2028

Tashmë është zyrtare. Parisi do të organizojë për herë të tretë në histori Lojërat Olimpike. Pas olimpiadave të 1900 dhe 1924-ës, kryeqyteti francez do të presë sportistët më të mirë të botës në eventin më të rëndësishëm të sportit në vitin 2024. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur gjithashtu zyrtarisht që lojërat olimpike të 2028-ës të organizohen në Los Angeles, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe për kryeqendrën e Kalifornisë do të jetë hera e tretë që mirëpret Olimpiadën, pas edicioneve të viteve 1932 dhe 1984.
Në fakt të dyja kandidaturat, Parisi dhe Los Angelesi, kishin rënë dakord më parë, por pritej bekimi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të zyrtarizoheshin. Është një situatë ku fitojnë të gjithë, u shpreh presidenti i Cio-s Thomas Bach. – Parisi, Los Angelesi dhe e gjithë lëvizja olimpike.

Artikulli paraprakTottenham dominon Dortmundin
Artikulli tjetërE ardhmja e Karlo Ançelotit në dyshim