Chelsi interesohet për talentin 16-vjeçar

Chelsea është duke u interesuar për talentin e Genoas, Pietro Pellegri. 16-vjeçari, Pietro Pellegri, është në qendër të vëmendjes pasi u bë lojtari më i ri ndonjëherë që shënon dy gola në një ndeshje të Serie A. Ai këtë e arriti në humbjes e Genoas 2:3 nga Lazio.
Pellegri konsiderohet një ndër talentet më të mëdhenj në Itali dhe kjo ka shtyrë “Blutë e Londrës” që të tentojnë të nënshkruajnë me 16-vjeçarin. Kampioni i Premierligës në krye me Antonio Conten, beson se mund t’i sigurojë shërbimet e italianit me të ardhme të ndritur.

Artikulli paraprakLiga e Kombeve nis pas një viti
Artikulli tjetërArlind Ajeti mes yjeve të Serisë A