Shtypi me makinë një fëmijë, lirohet 19-vjeçari

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 19-vjeçarin Kejvin Bliu, i cili përplasi me makinë një 14-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Bliun. Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë ditën e hënë rreth orës 11:00, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A.B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Artikulli paraprakFoto-lajm, 500 metra nga tuneli Kalimashit punohet për vendosjen e traut të taksës 5 euro
Artikulli tjetërKapen në Greqi 211 kg drogë nga Shqipëria