Berisha për ekspozitën e Ramës: Një “zhgarravitës haluçinant”

Një “zhgarravitës haluçinant” e quan Berisha Edi Ramën pas asaj që ka lexuar në Artsy.net, në shkrimin ku kryeministri shqiptar krahasohej me një adoleshent të droguar. Berisha gjen ngjashmëri mes mënyrës si i kanë parë kritikët e huaj punimet e Ramës dhe teknikat që përdorin psikiatrit për të kuptuar pacientin.
STATUSI I BERISHËS
Kritiket e artit shkruajne per zhgarravinat e Rames ne Bienale se ato jane si zhgarravinat e nje te droguar qe nuk kane vlere tjeter veçse ato jane te nje kryeministri!!
Te dashur miq, ne psiqiatri diagnoza e pacientit, me sakte se sa me çdo gje tjeter arrihet duke analizuar shkrimet dhe vizatimet e tij ne rast se pacienti ka nga ato. Ne bienale te Venecias dy kritike arti, sikur te ishin psiqiater vleresuan zhgarravinat e Rames si zhgarravinat e nje adoleshenti te droguar, te cilat ndonese ishin pa rendesi pra pa vlere, ishin ekspozuar aty sepse ishin te nje kryeministri. Lexoni shkrimin e botuar ne media.

Artikulli paraprakLiderja e ekstremit të djathtë gjerman në Parlament: Emigrantët të qëllohen
Artikulli tjetërMungesa e votave lë Kosovën jashtë INTERPOL-it