Opozita në Komisionin e Edukimit ngritën përpara ministres Nikolla një sërë shqetësimesh që lidhen me emërimet dhe largimet politike të mësuesve, klasat kolektive dhe braktisja e shkollës nga 22 mijë nxënës. Vali Duka: Mësueset të cilat punojnë në shkollat e Korçës, kanë pasur frikë të takojnë deputetët e opozitës. Emërimet janë politike. Emërimet e drejtorëve janë superpolitike. “Ulja e numrit të nxënësve na qenka për shkak të uljes së lindjeve. Nuk e keni pranuar fenomenin e azilimit, por ka zona të tëra që juve i keni shpopulluar. Është një akuzë që ne do të vazhdojmë ta bëjmë” është shprehur deputetja demokrate Albana Vokshi. Ministrja Nikolla mohoi emërimet dhe shkarkimet politike nga shkolla duke thënë se 3500 mësues janë emërtuar nga portali Mësues për Shqipërinë.
Kryesore
Continue to the category“Koalicioni Euroatlantik, surprizë e këtyre zgjedhjeve”/ Endri Hasa: Qytetarët do të...
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa shprehet se Koalicioni Euroatlantik do të jetë surprizë e këtyre zgjedhjeve.
Sipas Hasës,...