Nën hetim një zyrtar, kapet me vulën e institucionit në makinë

Administratori i një njësie administrative është vënë nën hetim, pasi vula e institucionit është gjetur në makinën e mikut të tij. Sipas burimeve zyrtare, efektivët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar kanë referuar dje materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për shtetasin V.M 46 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një njësie administrative, duke mos respektuar rregulloren e mbajtjes dhe administrimit të dokumentacionit zyrtar.
Gjatë kontrollit të mjetit tip “Benz“, në pronësi të N.O, 56 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur vula e njësisë administrative. Sipas njoftimit të policisë, ai e kishte nxjerrë vulën jashtë ambienteve të zyrës, duke mos respektuar rregulloren e mbajtjes dhe administrimit të dokumentacionit zyrtar.
Madje sipas policisë, dyshohet se vula mund të jetë përdorur për të vulosur vërtetime të falsifikuara prej tij. Ai është proceduar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Artikulli paraprakNis me shtyrje procesi i grupit të “Xibrakës”
Artikulli tjetërPlagoset me armë pronari i një lokali në Elbasan