Basha: Front antikrim, ndërtimi, banka e koncesionet në duart e krimit

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, hodhi akuza ndaj mazhorancës, u shpreh se, se gjysma e deputetëve të PS janë kukull dhe i ka sjellë në Parlament krimi. “I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu njerëzit e krimit, nuk ka nevojë të tregoj foto. Janë të dënuar për drogë, për prostitucion, për vrasje. Rama i bëri deputet dhe i solli këtu në këtë sallë. Ata për përdhunim i bëri kryetarë bashkie. E harruat Elvisin? Më pyetën ca çfarë është Griselda? I thashë që është një vajzë që i futën jastëk në bark dhe më pas thanë që ja futi në bark krimi. U vërtetua se Elvis Roshi, mik i Edi Ramës ishte një përdhunues.

E dini që nuk keni parti në Lezhë apo se dini? Qani hallin e PD-së. A e dini që shumë degë të partisë suaj i sundon krimi dhe kriminelët? Po kur iu ngrenë pistoletat në mbledhjet e kryesisë tuaj banditët, kjo ndodh edhe në degë. Këtë e keni dhuratë nga Edi Rama. Nuk ka dhënë një shpjegim se pse dy të dyshuarit kryesorë të Elbasanit ndodhen në Holandë. Pse u fsheh kërkesa e Interpol për Durim Keçin u fsheh dhe e nxorre vetëm para se të ikje në Itali dhe e dije që do haje thupra?”, tha Basha.

Artikulli paraprakDosja “Rama” e krimit
Artikulli tjetërTaksa e pronës do paguhet në faturën e dritave