Kaka, lamtumirë mes lotësh

Largim emocionues për Ricardo Kaka nga Orlando City. Ish-lojtari i Milanit, që pak ditë më parë njoftoi mosrinovimin e kontratës me klubin e Major League Soccer, u shfaq i emocionuar dhe me lot në sy, në ndeshjen e fundit me fanellën e Orlando-s. Në fund të ndeshjes me Colombus Crew, të gjitha duartrokitjet në stadium shkuan për brazilianin, që pritet ta vijojë në një tjetër klub karrierën e tij. Skuadra e Orlando City falënderoi përmes disa postimeve në rrjetet sociale 35-vjeçarin.
Ndeshja e fundit e Kaka-së me Orlando City ishte shumë emocionuese, ku ish-mesfushori i Milanit e Real Madridit nuk mund t’i ndalte lotët. Kaka, i cili u transferua në MLS në vitin 2015 nga Milani, javën e kaluar tregoi se do të luajë sfidën e fundit pas tri sezoneve në Amerikë, duke mos e bërë të ditur nëse do t’i japë krejtësisht lamtumirën futbollit.

Artikulli paraprakBasha: Dekriminalizim zgjedhjeve
Artikulli tjetërRonaldo mund të kishte qenë i Liverpool-it!