Berisha pëson 3, Genoa gjen fitoren e parë

Atalanta e Etrit Berishës u mposht 3-1, në transfertën ndaj Sampdorias, ndonëse e mbylli pjesën e parë në avantazh. Portieri i kombëtares shqiptare ishte si zakonisht mes shtyllave, por nuk mundi të ndalë dot goditjet e kundërshtarëve. Torino barazoi 2-2, në minutat shtesë, në transfertën ndaj Crotones së Ajetit dhe i hoqi këtij të fundit mundësinë e hakmarrjes ndaj ish skuadrës. Edhe Ajeti luajti për 90 minuta dhe ishte nga më të mirët në skuadrën e tij. Më në fund, Genoa gjeti fitoren e parë në këtë sezon, pas 5 humbjesh dhe dy barazimesh. Skuadra e drejtuar nga Juriç, triumfoi 2-3, në transfertën ndaj Cagliarit.

Artikulli paraprakMorati: Ky Inter, i denjë për titullin!
Artikulli tjetërBasha me biznesin e vogël: PD luftë skemës Rama për TVSH