Leicester City shkarkon trajnerin Craig Shakespeare

Craig Shakespeare nuk do të jetë më trajner i Leicester City-t në Premier League. 53-vjeçari është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni. Barazimi 1-1 me West Brom, në “King Power Stadium”, i ka kushtuar vendin e punës pasuesit të Claudio Ranierit. Leicesteri aktualisht renditet në zonën e ftohtë me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje (1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje).
Shakespeare u caktua fillimisht trajner i përkohshëm në muajin shkurt, ndërsa në prag të sezonit të ri futbollistik mori emërimin përfundimtar, falë rezultateve pozitive, që e shpëtuan skuadrën nga rënia, pikërisht një vit, pasi u shpall kampione e Anglisë.

Artikulli paraprakPSG shpërblen Neymarin për Topin e Artë
Artikulli tjetërMahrez ndryshon skuadër në janar?