Prandelli, alternativë për stolin e Skocisë

Mund të marrë një tjetër kthesë e ardhmja e Cesare Prandelli-t. Trajneri italian, i cili prej pak kohësh është në krye të skuadrës së Al-Nasr, mund të nisë një aventurë të re larg nga Dubai. Sipas “Daily Record”, Federata Skoceze e Futbollit e ka përfshirë në listën për trajnerin e ri të Kombëtarës. Përkohësisht përfaqësuesja skoceze drejtohet nga Malky Mackay, por 45-vjeçari nuk do të qëndrojë gjatë në këtë post. Ish-trajneri i Italisë konsiderohet një alternativë e mirë për drejtuesit e Federatës Skoceze

Artikulli paraprakRrugaç, Pollo i përmend Habilajt, Bushati ikën nga Komisioni i Integrimit
Artikulli tjetërAndersson: S’kam shumë informacion për Italinë