Zidane: Kthimi në Londër do të jetë si një finale

Zinedine Zidane kaloi nga salla e shtypit në “Bernabeu” i mërzitur me barazimin, por duke menduar për ndeshjen e “Wembley”: “Si gjithmonë, ne nuk mund të jemi të lumtur, sepse në shtëpi gjithmonë duam të fitojmë. Ne kemi pasur shanse, por duhet të pranojmë se Tottenham ka një portier mjaft të mirë. Unë nuk jam i shqetësuar, më shumë i bezdisur, sidomos për lojtarët, sepse luftojnë në fushë. E vetmja gjë është që ne të vazhdojmë përpara. Është edhe një ndeshje atje (kthimi në Londër) dhe do të përpiqemi të marrim tri pikët. Në Londër do të jetë si një finale. Atje është fusha e Tottenhamit, që nga ana e tij do të përpiqet për ta fituar ndeshjen.

Artikulli paraprakLuftë e mbyllur me paqe
Artikulli tjetërGuardiola, fjalë të mëdha për Napolin