Guardiola, fjalë të mëdha për Napolin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë këtë analizë dhe vlerësim të ndeshjes së të tijve, të luajtur në martën ndaj Napolit, në Ligën e Kampioneve: “Unë nuk pres që të kontrolloj 90 minuta lojë, aq më tepër ndaj Napolit, që ka një ekip të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë ishim shumë mirë, shënuam dy gola, mund të shënonim edhe të tretin e të katërtin. Pastaj nuk mundëm t’i përfundonim kundërsulmet tona. Niveli i Napolit? Ka një aftësi të madhe për të luajtur shpejt dhe thjeshtë, me një ose dy prekje. Askush nuk e humb topin dhe askush nuk i jep tri prekje”.

Artikulli paraprakZidane: Kthimi në Londër do të jetë si një finale
Artikulli tjetërPESHKU I MADH DHE….I MADHI FARE