Berisha publikon foton: Rama me ministrat drekë të paguar nga Habilajt

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto ku duket kryeministri Rama me ministrat në një drekë në Vlorë, që është paguar nga Moisi Habilaj. “Në foto: Noriega dhe narko-ministrat e tij në drekën e paguar nga Habilajt në Vlorë!”, shkruan Berisha në Facebook.
Një ditë më parë ish-Kryeministri Berisha publikoi disa nga statuset e denoncimeve nga qytetarët dixhitalë gjatë viteve të fundit të bandës Rama-Tahiri për trafikun e drogës. “Ja vetëm disa nga statuset e denoncimeve të bandës Rama-Tahiri nga qytetarët dixhitalë gjatë viteve të fundit!!”, shkruante Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar disa nga mesazhet e qytetarëve dixhitalë.
Berisha publikoi mesazhin e një qytetari dixhital më 1 tetor të viti 2013 ku shkruhej, “të dhëna të reja mbi familjarët kontrabandist dhe trafikant e parelarës të Saimir Shullazit, tezakët Habili dhe përdorimin e veturës zyrtare të tij, me targë AA 003 GB. Skafi dhe fuoristrada e Tahirit përdoreshin nga Habilët, por ishin me GPS nga partnerët!”.
“Polici dixhital denoncon: Saje qorri me tezakët e tij famozë, latifondist i Kanabisit!”. “Ja cili është Saimir Shullazi: Makinën time që përdorej nga tezakët Habilaj për trafik droge e kam shitur në të zezë, por paratë i mbaj të fshehur?!?!”, shkruhej në një mesazh tjetër të publikuar nga Berisha më 30 korrik 2016. Të gjitha mesazhet e publikuara nga Berisha rezultuan të vërteta pas publikimit të dosjes nga autoritetet italiane pas arrestimit të Habilajt.

Artikulli paraprakLidhjet mes Habilajve, Balili dhe Tahiri të denoncuara nga Berisha kohë më parë
Artikulli tjetërHabilaj lidhi Tahirin me Balilin, ja pse nuk u arrestua ‘Eskobari’