Raiola rrëfen vështirësitë e Lukakut si “futbollist i zi”

Mino Raiola dha një intervistë për suedezen “Expressen”, në të cilën zbuloi episodet e racizmit që ka jetuar në futboll, që kur ishte i vogël, Romelu Lukaku. “Njerëzit thonë se nuk ka diskriminim, por lojtarët e zinj gjithmonë kanë një trajtim të tillë”, tha ai. Raiola tregon për anekdotat që duhej të jetonin Lukaku dhe nëna e tij në fillimet e tij në fushën e lojës. “Futbolli është sporti më demokratik i të gjithëve, sepse duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Njerëzit thonë se nuk ka diskriminim, por lojtarët e zinj gjithmonë kanë një trajtim ndryshe. Lojtarët e zinj, gjithmonë janë vënë mënjanë.
Për Lukakun ka qenë gjithmonë një problem. Mos harroni se nëna e tij më tha se, kam për të shkuar në ndeshje me çertifikatën e lindjes. Prindërit e lojtarëve të tjerë nuk besonin se ai kishte 12 apo 14 vite mbi supe, kjo ka qenë gjithmonë një problem, sidomos kur shënoi tre, ose katër gola. Ai ishte i madh dhe i fortë fizikisht, çka bëri që bashkëlojtarët ta konsideronin atë më të vjetër, që nuk ka lindur në Belgjikë etj. Në këtë situatë paragjykimi, nëna e tij u detyrua të tregojë çertifikatën e lindjes”, tha përfaqësuesi italian.

Artikulli paraprakTottenhami pëlqen dyshen holandeze Kluivert – van de Beek
Artikulli tjetërRodriguez: Në Itali, më e vështirë se në Gjermani