Mafia me Ramën kërkon kapjen e Shërbimit Sekret për të mbyllur aferat kriminale

Mësohet se Helidon Bendo është prezantuar si Nëndrejtor i Shërbimit Informativ 15 muaj më parë. Prezantimi në atë kohë është bërë nga këshilltari i kryeministrit, Sandër Lleshi, në ambientet e SHISH-it.
Bendo zëvendësoi në atë detyrë Ylli Alushin, shkarkimi i të cilit u propozua nga Rama më 22 prill 2016. Po ashtu, dekreti i shkarkimit të Alushit u bë nga Presidenti po në atë ditë.
Dekreti shkoi në SHISH më 26 prill. Prej asaj kohe Bendo ka qenë njeriu i Ramës në SHISH. Sot, Rama ka propozuar Bendon si Kryetar të SHISH dhe nuk dihet se cili është vendimi i Presidentit pasi për miratimin e kreut të SHISH duhet patjetër konfirmimi i Presidentit.
Largimi i Visho Ajazit vjen në një kohë mjaft të tensionuar kur qeveria dhe ministrat janë përfshirë në skandale dhe në lidhje me mafian. Dyshohet se kjo lëvizje ka ardhur pas presioneve të forta të Ramës për të vënë Shërbimin Informativ në shërbim të mafias.

Artikulli paraprakAvokati i “Djallit”!
Artikulli tjetërBasha reagon për largimin e kreut të SHISH: Presione për raportet e drogës, Tahiri do të arrestohet