Drejtuesit e policisë denoncuar nga SHISH për lidhjet me krimin

Dosja e publikuar 18 muaj më parë nga opozita dhe që u institucionalizuar si hetim nga Prokuroria për lidhjet e krerëve të policisë me krimin e organizuar. Titullarët e policisë dhe roli i tyre në trafiku e drogës.

Qerim Aliaj, drejtor i Kufirit në Shkodër. I implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike përmes kalimit në Malin e Zi. Më parë, kur ishte drejtor Kufiri në Gjirokastër organizonte kalimin e drogës në Greqi. Në tri raste të kapjes së sasive të mëdha të kanabisit në vendin fqinj, Aliaj ka mbyllur çështjen duke mos kryer asnjë veprim hetimor.

Ervin Hodaj, drejtor i Policisë Tiranë, së bashku me zëvendësin e tij, Ermal Muça, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 për qindëshit në zonat Pezë, Prezë, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me serra, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën

Afrim Tafa, në Drejtorinë e Policisë Berat, së bashku me shefin e Komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis dhe krahu i Skraparit

Jeart Çela, drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselë, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvërnec, Trevllazër. Më tej në Risili – Llakatund – Trevllazër- Mëkat – Kaninë dhe zona e tretë është Vranisht – Llakatund – Tërbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për t’u theksuar se zona Armen- Kocul –Selenicë – Poçem që lidhen me fshatrat e Tepelenës kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.

Besmir Qebini, dora e Shullazit në polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qenë zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë kur ishte në polici ishte i përfshirë në gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.

Afrim Tafa, në Drejtorinë e Policisë Berat, së bashku me shefin e Komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.

Edmond Targaj, drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga Tepelena, Vlora dhe Dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Viçisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në Dibër është Robert Aga, i përfolur në çdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyç në trafikimin e drogës.

Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-së në Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.

Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejtpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa orë inspektorë të mjedisit që konstatuan arat me drogë dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.

Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braçes. Ishte shef komisariati në Lushnjë, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.

Të tjerë drejtues të implikuar me drogën

Gëzim Zhupa, drejtor i Kufirit Vlorë. Lidhje e ngushtë e Tahirit. Hallkë kyçe në kalimin e tonelatave me drogë në Itali me peshkarexha.

Sokol Çelaj, drejtor Rajonal i Kufirit Vlorë, i përjashtuar nga policia në vitin 2002. Me rikthimin në vitin 2013 në polici, konkretisht në Vlorë, është drejtuesi kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike të forta kokainë dhe heroinë në bashkëpunim me

Albert Paten, ish-drejtor i Njësisë Operacionale. Informacione këto të konfirmuara nga autoritetet partnere.

Albert Pata, me Edi Ramën u emërua drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale. Informacionet e shërbimeve partnere e nxjerrin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

Artion Duka, drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale. Është implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Lidhje e drejtpërdrejtë e Emiljano Shullazit, ka të dhëna të besueshme se ka manipuluar provat në ngjarjen e Kasharit dhe Rrugën e Kavajës.

Ermal Muça, zv/drejtor i Policisë Tiranë, emërim i Emiljano Shullazit.

Arben Skëndo, drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së. I përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Ervin Hodaj. Është kujdesur në rekrutimet që bën, të ketë persona të përshtatshëm për trafikun e drogës.

Taulant Kondi, zv/drejtor i Përgjithshëm i Antikontrabandës. Lidhje e ngushtë e Tahirit dhe Shullazit. I përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Genc Merepeza, zv/drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Emigracionin. Rezulton i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike në kufirin e gjelbër dhe në Pikat e Kalimit Kufitar. Për këtë, ka krijuar klanin e tij në disa pika doganore.

Zija Çela, shef i Komisariatit në Korçë. Me kombinime të ngushta me drejtorin e Kufirit në Durrës, Boge Bodini, kanë favorizuar kalimin e drogës drejt Italisë.

 

Artikulli paraprakDeklarata qesharake e pasurisë së Tahirit
Artikulli tjetërAvionë të rinj droge në Patok dhe Gjirin e Lalzit