“Mbërrinte në stërvitje para magazinierëve dhe qante kur gabonte, ndërsa sot është një lider”. Kështu do të shprehej Christian Ferrante, trajneri i parë Thomas Strakoshës te të rinjtë e Lazios. Sa shumë rrugë ka bërë portieri shqiptar që nga ajo kohë, duke fituar madje edhe vendin e titullarit në formacionin e Lazios! Inzaghi ka ditur t’i japë besim dhe vazhdimësi paraqitjeve të tij. 11-metërshi që i priti Paulo Dybalas, për të ruajtur fitoren e Lazios ndaj Juventusit, e shndërroi portierin më vendimtar në Serinë A. Tani, një tjetër rekord për portierin e Kombëtares Shqiptare. Vetëm Perin i Genoas ka kryer më shumë pritje (47) se Strakosha (46) në 5 kampionatet më të forta në Europë.
Kryesore
Continue to the category“Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021”
Avokati Romeo Kara ka komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve të 11 majit, ku duket një epërsi e lartë e Partisë Socialiste.
Avokati ka thënë...