Igli Tare kryeson bindshëm sondazhin e hapur nga “Tuttomercatoweb” dhe me shumë gjasa do të fitojë çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në Itali nga faqja e specializuar italiane. Deri tani ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka grumbulluar 33,82% të votave duke lënë pas drejtorin sportiv të Carpit, Matteo Lauriola, por edhe emra të rëndësishëm si Massimiliano Mirabelli i Milanit, Carlo Osti i Sampdorias dhe Giuseppe Marotta i Juventusit. Ecuria fantastike e Lacios ku një meritë të padiskutueshme e ka Igli Tare që edhe pse ka patur në dispozicion një buxhet të vogël i ka vendosur trajnerit Simone Inzaghi në dispozicion lojtarë shumë të mirë, është vlerësuar jashtëzakonisht nga lexuesit e “Tuttomercatoweb”, një pjesë e madhe e të cilëve e konsiderojnë shqiptarin si drejtorin më të mirë sportiv në Itali.
Kryesore
Continue to the category“Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021”
Avokati Romeo Kara ka komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve të 11 majit, ku duket një epërsi e lartë e Partisë Socialiste.
Avokati ka thënë...