Milan Skriniar është surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në Serinë A italiane. Sllovaku i transferuar gjatë verës nga Sampdoria te Interi për 23 milionë euro është shndërruar në liderin e ri të prapavijës zikaltër. 22-vjeçari me paraqitjet e tij fantastike i ka dhënë një tjetër dimension mbrojtjes së Interit, ndërsa ka rezultuar deçiziv edhe me dy gola me peshë ndaj Crotones dhe Sampdoria. Skriniar ka qenë thjeshtë i pakalueshëm në këto 11 javë të para dhe këtë gjë e kanë provuar lojtarë të tillë si Mertens, Andre Silva e Edin Dzeko. Për sllovakun kanë nisur të interesohen shumë klube të mëdha dhe për Interin nuk do të jetë një mision i thjeshtë ta mbajë në ekip edhe vitin e ardhshëm. Barcelona po mendon seriozisht për sllovakun, të cilin e shikon si partnerin ideal të Gerard Pique në qendër të mbrojtjes edhe pse francezi Samuel Umtiti po paraqitet mirë në këtë sezon.
Kryesore
Continue to the category“Votoni për të ndëshkuar ata që vodhën të ardhmen tuaj”, Basha...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në mbylljen zyrtare të fushatës elektorale u shpreh se vota për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 është...