Werder Bremen e ka nisur në mënyrë katastrofike këtë sezon të Bundesligës teksa pas 10 javëve të para pozicionohet në vendin e parafundit me asnjë fitore dhe vetëm 5 pikë të grumbulluara. Humbja e fundit ndaj Augsburgut bëri që drejtuesit e klubit bardhjeshil të shkarkonin nga detyra trajnerin Nouri. Për momentin drejtuesit ende nuk e kanë zgjedhur teknikun e ri, pasi ëndërrojnë që drejtimin e skuadrës ta marrë zvicerani Lucien Favre. Ky i fundit është nën kontratë me Nice deri në 2019, por ecuria jo e mirë e skuadrës franceze në këtë sezon ka bërë që Favre ta mendojë seriozisht largimin. Nëse pranon ofertën e Werder për zviceranin do të bëhej fjalë për një rikthim në Bundesligë, pasi më parë ai ka drejtuar Borussia Moenchengladbach.
Kryesore
Continue to the categoryDenoncimi i Bashës: Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës dhe drejtori i...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka denoncuar se nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, së bashku me drejtorin e KESH-it, janë kapur në...