Mançini: Inter gaboi që nuk e bleu Dybala

Karriera e Paulo Dybala-s mund të kishte marrë një drejtim krejt tjetër në verën e 2015-ës. Asokohe ishin të shumta klubet që interesoheshin për golashënuesin e ri të Palermo-s, i cili u ble nga Juventus-i për 40 milionë euro. Roberto Mançini në eksperiencën e tij të dytë me Inter-in në 2014-2016-ën rrëfen se drejtuesit zikaltër ishin kundër blerjes së argjentinasit për të bërë dyshen e sulmit me bashkëkombësin e tij Mauro Icardi.
Gjatë një interviste për “Corriere dello Sport”, trajneri italian aktualisht në drejtimin e Zenit Saint-Petersbourg në Rusi ka shfaqur keqardhje për mosardhjen e Dybala-s në Lombardi: “Ishte një gabim nga ana e Inter-it që nuk e bleu Dyabala-n për 35 milionë euro”.

Artikulli paraprakGuardiola, gati ofertën për futbollistin e Lazios
Artikulli tjetërGabigol do largimin nga Benfica