Lotët e Bufon qofshin të fundit!

Lojtari i Sassuolo-s, Paolo Cannavaro ka patur fjalë të hidhura për eliminimin e bujshëm të Italisë nga Suedia në “play-off”-in për “Rusi 2018”, (rezultati i përgjithshëm 1-0). As “San Siro” nuk i ka mjaftuar axurrëve të drejtuar nga Ventura, që pas 60 vjetësh regjistrojnë mungesën e dytë të Italisë në finalet e një Botërori. Cannavaro ka theksuar se, shkak i kësaj situate janë politikat e ndjekura nga ata që drejtojnë futbollin italian.
“Djema, Botërorin nuk e kemi humbur sot. E kemi humbur 15 vjet më parë, pasi në vend kanë mbërritur lojtarë të dështuar nga të katër anët e botës, duke i zënë vendet padrejtësisht lojtarëve italianë. U kemi dhënë para dhe lavdi falë trajnerëve tanë që mbeten absolutisht më të mirët. Shpresoj vetëm që tani që kemi prekur fundin të rilindë futbolli ynë. Të largohen mumjet që drejtojnë futbollin italian dhe t’i jepet vendi të rinjve… Nderime për të madhin Gigi Buffon, i cili humbi mundësinë të jetë i vetmi lojtar që do të luante në 6 Botërorë, që dhe pse nuk ia doli bëri gjithçka!!! Shpresojmë që lotët e t’u të jenë të fundit për futbollin tonë!!! Mbështesim Italinë e re që do të vijë. Të rikthehemi të jemi Italia që mbarë bota e ka patur zili, por për fat të keq duhej të ndodhte kjo që ne të zgjoheshim!!!”, shkruan ish-lojtari i Napoli-t, Paolo Canavaro në statusin e tij në Twitter.

Artikulli paraprakKQZ rrëzon kërkesën e PS për shkarkimin e Klement Zgurit
Artikulli tjetërItalia e re, kush largohet dhe kush vjen