Skandal, Dako nën hetim, i kapur në flagrancë me krimin në përgjime: Blini votat, do ju jap tendera

Kryetari i PD, Basha ka denoncuar një skandal të rëndë politik dhe kriminal të Kryetarit të Bashkisë, Durrës, Vangjush Dako. Dako ka rënë në përgjimet e partnerëve të Shqipërisë duke bashkëpunuar me krimin për blerjen e votave të 25 qershorit. “Blini dhe vidhni votat. Në këmbim do të merrni tenderat”, këto janë një pjesë të përgjimeve që Basha ka zbardhur sot nga dosja e hetimeve për Dakon. Por, skandali thellohet edhe më tej për shkak se Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është transferuar me urdhër direkt të Ramës nga Durrësi në Shkodër me qëllim që të mbyllë hetimet. Basha i ka bërë thirrje vendeve mike që të bashkëpunojnë për të nxjerrë para drejtësisë lidhjet e qeverisë me krimin.

Artikulli paraprakUria, FAO: 10% e shqiptarëve nuk hanë vaktet e plota, më keq se rajoni
Artikulli tjetërSkandal, Ministria e Drejtësisë dhe Agaçi manipulojnë dosjen e përgjimeve të Antimafias italiane