Dështoi me Italinë, gati stoli i Premier League

Gian Piero Ventura, që 10 ditë më parë hyri në histori si trajneri që nuk arriti të kualifikojë kombëtaren italiane në Botërorin e “Rusi 2018”, mund të gjejë shumë shpejt një ekip të ri. Hipoteza e rikthimit të tij vjen nga Britania e Madhe, pasi 70-vjeçari mund të ulet në stolin e Watford, ekipi surprizë i këtij sezoni. Trajneri aktual i këtij ekipi, Marco Silva, po bën një punë të shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen e Everton, që e ka “prenotuar” për ta marrë në janar të këtij viti. Sidomos pas humbjes së turpshme 1-5 dje ndaj Atalantës në Europa League.
Nëse Silva lë Watford për Everton, atëherë mund të ndodhë edhe rikthimi i trajnerit Ventura në stol, këtë herë në Premier League. Mund të duket e çuditshme, por pronarët e skuadrës së Watford, familja italiane Pozzo, po mendon të marrë një trajner me përvojë në rast se tekniku aktual largohet. Hipoteza Ventura duket se ka befasuar të gjithë, sidomos pas dështimit të tij me kombëtaren “azzurre”, që nuk arriti të kualifikohet në Botëror. Gjithsesi, për momentin Watford mban fort trajnerin Silva, që e ka ngjitur ekipin në vendin e tetë, pranë një vendi në Europë sezonin tjetër.

Artikulli paraprak500 ndeshje si trajner, Sarri bëhet “legjendë”
Artikulli tjetërDel Piero: Calciopoli, burimi i të gjitha këqijave në futbollin italian!