Higuain operohet në dorë

Gonzalo Higuain nuk do të luajë ditën e premte në stadiumin “San Paolo” në ndeshjen kryesore të Serisë A midis Napolit dhe Juventusit. Sulmuesi argjentinas do të operohet ditët në vijim në dorën e majtë, pas një problemi që ka në gishtin e mesit. Edhe dje, në ndeshjen ndaj Crotone, ai ishte në stol, por sot ka ardhur konfirmimi se Higuain do të operohet dhe, për pasojë, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Alegri për ndeshjen më të rëndësishme.
Në këtë takim, Higuain do të luante si “ish” ndaj Napolit, por nuk do të jetë i pranishëm në stadium dhe vendin e tij pritet ta zërë Mario Mandzukiç. Sot sulmuesi argjentinas ka bërë disa radiografi për të parë gjendjen e dorës dhe mjekët kanë vendosur për operim. Higuain është dëmtuar disa ditë më parë gjatë stërvitjes dhe dje ka qenë në stol me dorën e fashuar, ndërkohë që vetë sulmuesi ka thënë se ka dhimbje. Një telash më shumë për trajnerin Alegri, që do të luajë pa një titullar të rëndësishëm.

Artikulli paraprakTarzanët e xhunglës politike italiane
Artikulli tjetërRaporti, paguajmë internetin më shtrenjtë se çdo vend tjetër i Ballkanit