Sali BERISHA
U zhvillua në Korçë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për të vazhduar edhe nesër në Vlorë. Duke përshëndetur çdo përpjekje që afron dy vendet tona, shpreh dhimbjen dhe keqardhjen time të thellë kur konstatoj se:
-me gjithë takimet e përbashkëta ndërqeveritare të përvitshme, marrëdhëniet e gjithanshme midis dy vendeve kanë mbetur në nivelin e vitit 2013
-madje ato kanë njohur edhe zbythje dhe probleme, të krijuara që me javën e parë në pushtet të Edvin Fasadës, që me fjalën e Qoses që lexoi në Parlament përçau dhe boshatisi Parlamentin e Kosovës.
-marrëdhëniet e Shqipërisë me Republikën e Kosovës shënuan krisje reale zyrtare dhe detyruan palën kosovare të reagojë publikisht për shkak të deklaratave pro serbe dhe protagonizmit prej vasali të Edvin Ramës ndaj Beogradit
-marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës u dëmtuan për shkak të përpjekjes së Edvin Fasadës për të marrë përfaqësimin e saj në bisedimet me Beogradin, i pa autorizuar nga pala kosovare, duke dëmtuar kështu në sytë e Beogradit fuqinë përfaqësuese të autoriteteve legjitime të Kosovës
-marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës mbetën 5 vite të ngrira, sepse Edvin Kristaq Rama, jo vetëm nuk ka investuar në 5 vite qoftë dhe një qindarkë nga buxheti i shtetit për integrimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, por qeveria shqiptare e Edvin Fasadës nuk ka paraqitur në nismën e Berlinit apo nisma të tjera, qoftë dhe një projekt të vetëm ndërshqiptar si hekurudha Milot – Prizren, autostrada trans-alpine etj., etj.
-marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës kanë ngrirë, sepse Edvin Kristaq Rama, jo që nuk nënshkroi marrëveshjen e shtetësisë sipas dëshirës të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por, në një akt albanofob ka bllokuar akordimin në përputhje me vendimin e qeverisë së mëparshme të shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqiptare që nuk banojnë në Kosovë.
-marrëdheniet midis Shqipërisë dhe Kosovës kanë ngrirë sepse Shqipëria e Noriegës, me narkoshtetin dhe shndërrimin e saj në Kanabistanin e Europës, etiketimin e saj si qendër rajonale e krimit të organizuar, është bërë një hipotekë negative për Kosovën dhe çdo shqiptar kudo që jeton në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo në botë.
Si përfundim, Zoti e ruajt Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë nga Noriega dhe kabineti i tij kanabist! sb