Pas lumit Vjosë edhe Osumi ka dalë nga shtrati. Sipas raportimeve të para, lumi ka vërshuar drejt qytetit. Dalja e këtyre lumenjve pritej dhe më herët autoritetet shtetërore kishin paralajmëruar qytetarët për përmbytje në Berat, Fier e Vlorë, tre rrethet që preken më shumë nga Vjosa dhe Osumi.
Deri tani pjesa më e prekur nga përmbytjet ka qenë Shqipëria qendrore me zona si Kruja, Fushë-Kruja, Kurbini, Tirana (periferia), Durrësi etj. Ndërkohë në Fier ka qenë mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama për të parë nga afër situatën. Po kështu mësohet se janë bërë gati objektet ku mund të vendosen të evakuuarit.