Ndalohet kamioni me 2 kg heroinë në Bari

Autoritetet italiane goditën një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Bëhet fjalë për një sasi prej 2 kilogramë heroinë e fshehur brenda një kamioni në një vend të krijuar posaçërisht. Droga u gjet gjatë kontrollit në Portin e Barit, ndërsa shoferi u arrestua. Ai është nga Shqipëria, por identiteti i tij nuk është bërë me dije.
Heroina ishte ndarë në pesë pako të ndryshme dhe ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Atij ju sekuestruan disa celularë. Hetimet janë duke vijuar për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Artikulli paraprakPërmbytjet, 8 mijë familje të pastreha e pa asnjë ndihmë
Artikulli tjetër50 ditë të tjera burg për “financierin” e Habilajve